
Raketa iraniane shkatërron një bllok apartamentesh në Tel Aviv
22 qershor 2025
| 12:07
Një raketë balistike iraniane la një vrimë të madhe në një ndërtesë apartamentesh tre ose katërkatëshe në veri të Tel Avivit.
Raketa shkatërroi katin e sipërm të ndërtesës. Gjithashtu, ajo shkatërroi betonin e mureve të ndërtesës dhe theu të gjitha dritaret e saj, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ekipet e kërkim-shpëtimit dhe të rikuperimit po operojnë zonën.