Raketa ruse në qendër të Kharkivit, Zelensky: Rusia është shtet terrorist

01 mars 2022 | 12:07

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se raketa ruse që ka rënë në mes të sheshit të qytetit Kharkiv tregon se Rusia është një shtet terrorist.

Ai ka thënë se një akt të tillë s’do ta harrojnë dhe nuk do ta falin.

“Raketa në sheshin qendror të Kharkiv është një terror i hapur. Pas një akti të tillë, Rusia është një shtet terrorist. Askush nuk do ta falë, askush nuk do ta harrojë”, ka shkruar Zelensky në llogarinë e vet në “Twitter”.

Shteti ukrainas ndërkohë është duke mbledhur prova kundër Rusisë për krime lufte pas sulmeve ndaj civilëve dhe tashmë rasti është deponuar në Hagë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po vazhdon plani i vaksinimit kundër Covid-19 për fëmijët nën…