Raketat ‘Patriot’ janë dërguar nga Gjermania për në Ukrainë

16 korrik 2025 | 08:23

Raketat Patriot që ishin premtuar për Ukrainën tashmë janë dorëzuar nga Gjermania. Këtë e ka bërë me dije presidenti amerikan Donald Trump, duke konfirmuar mbështetjen perëndimore ndaj Kievit në mes të tensioneve të rritura me Rusinë, raporton Bloomberg.

Trump gjithashtu tha se nuk ka komunikuar me presidentin rus Vladimir Putin, që kur paralajmëroi vendosjen e tarifave dytësore ndaj Moskës, nëse nuk arrihet marrëveshje për t’i dhënë fund luftës brenda 50 ditëve.

Situata në terren mbetet e rënduar. Gjatë natës janë raportuar shpërthime të shumta dhe të plagosur në disa qytete ukrainase. Autoritetet ushtarake në Kiev lëshuan alarme për sulme ajrore, duke paralajmëruar për një valë dronësh rusë që po synojnë kryeqytetin dhe rajonet përreth.

Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan gjithashtu për kërcënime me raketa balistike. Në Kharkiv, qytetin verilindor të vendit, u regjistruan të paktën 17 shpërthime, duke lënë të plagosur të paktën tre persona, sipas autoriteteve lokale.

Sulme me dronë janë raportuar edhe në Kryvyi Rih, në rajonin e Dnipropetrovsk, ndërsa agjencia ruse e lajmeve Tass njoftoi për alarm sulmi ajror edhe në rajonet ukrainase të Vinnitsës dhe Rovno-s.

Një ditë më parë, presidenti Trump i bëri thirrje homologut ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, që të përmbahet nga sulmet ndaj Moskës, duke theksuar se SHBA do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë, ndërsa ashpërsoi tonin ndaj Kremlinit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drithërat me ngjyra të ndezura, picat e gatshme që mund…