Rakiq takon ambasadorin norvegjez

18 gusht 2020 | 13:36

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Rakiq, së bashku me drejtorin e Zyrës për Komunitete në zyrën e kryeministrit, Ivan Milojeviq, u takuan sot me ambasadorin e Norvegjisë në Prishtinë, Jens Erik Grondahl.

Përveç situatës aktuale në lidhje me Corona virusin dhe rimëkëmbjen ekonomike pas përfundimit të pandemisë, në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit midis ministrisë dhe ambasadës, bashkëpunim i cili deri më tani ka qenë në nivel të lartë.

Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për projektet e ardhshme të përbashkëta që do të synojnë një jetë më të mirë dhe kualitative për të gjithë qytetarët në Kosovë.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës…