Rakitiqi: Nuk shkoj në Inter, jam i lumtur te Barça

22 maj 2019 | 15:38

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiq ka konfirmuar se nuk do të transferohet te Interi.  Mesfushori kroat ka konfirmuar se është i lumtur në skuadrën e Barcelonës dhe se nuk e ka opsion largimin gjatë afatit kalimtar të verës.

“Nuk e di pse më lidhin mua me Interin. Nuk mund ta sqaroj. I respektoj skuadrat e tjerë shumë. Interi është një skuadër e mrekullueshme dhe ne kemi luajtur kundër tyre këtë sezon. Kam bashkëlojtar atje dhe i respektoj ata, por është një gjë tjetër të shkosh atje. Jam aty ku dua të jem dhe nëse Interi po mendon për mua, atëherë kjo është sepse unë jam duke bërë punë të mirë, por jam i lumtur në Barcelonë”, ka thënë Rakitiq, i cili bëri me dije se edhe familja e tij është e lumtur në Barcelonë.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përgjatë 20 viteve të çlirimit, Kompleksi memorial “Adem Jashari” ka…