Rakitiqi refuzon t’i bashkohet Messit në Inter Miami

16 nëntor 2023 | 15:53

Pak lojtarë e refuzojnë Lionel Messin, por Ivan Rakitiqi, i cili ka luajtur më parë përkrah argjentinasit në Barcelonë, ka refuzuar të transferohet në Inter Miami.

Messit i janë bashkuar Sergio Busquetsi dhe Jordi Alba, ndërsa Luis Suarez së shpejti mund të kalojë në Inter Miami nga skuadra braziliane Gremio. Por jo edhe Rakitiqi.

Mesfushori 35-vjeçar nga Kroacia është pjesë e Sevillas, ndërsa me skuadrën spanjolle ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.Rakitiqi më herët karrierë ka bërë te Barcelona, Shchalke dhe Baseli.

Edicionin aktual ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një herë në 11 paraqitje në La Liga.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Moldavi janë përgatitur për festë, pavarësisht rezultatit ndaj Shqipërisë.…