Ram fton bizneset italiane të rrisin investimet në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama ftoi bizneset italiane të investojnë në Shqipëri. Ai deklaroi se Shqipëria ka taksa të ulëta dhe fitime të sigurta.
“Vendi ynë ka potenciale rritje dhe mundësi të mëdha investimesh në energji, bujqësi, veçanërisht në sektorin agroushqimor. Por sipas nesh hapësira që ofron mundësi me rritje eksponenciale është ajo e turizmit. Çdo vit agjencitë tona turistike kthejnë mbrapsht 5 për qind të kërkesave sepse nuk kemi kapacitet oferte”, deklaroi Rama në forumin e përbashkët ekonomik Shqipëri-Itali.
Në këtë forum ishin të pranishme mbi 200 kompani të mëdha italiane, ne një xhiro totale prej 17 miliardë eurosh. “Kjo tregon vëmendjen e madhe që sistemi ekonomik italian ka ndaj Shqipërisë. Por për Italinë Shqipëria mund të jetë porta hyrëse drejt Ballkanit perëndimor. Ky është një rol shumë i rëndësishëm, nga pikëpamja jonë strategjik”, dekalroi Ivan Scalfarotto, zëvendësministri italian i Ekonomisë.