Rama: Albin Kurti ka deficit të madh politik dhe personal, sulmet ndaj UÇK-së po bëhen për mungesë rezultatesh

19 maj 2026 | 22:05

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook.

Rama ka deklaruar se Kurti “ka deficit të madh politik dhe personal”, duke shtuar se ai nuk ka dhënë kontribut në luftën çlirimtare dhe në ndërtimin e institucioneve të Kosovës.

“Albin Kurti ka deficit të madh politik dhe personal, sepse nuk ka asnjë kontribut as në luftën çlirimtare dhe as në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Rama.

Ai tutje ka akuzuar Kurtin se përpiqet ta mbulojë këtë mungesë përmes propagandës dhe sulmeve ndaj figurave të UÇK-së.

“Prandaj, në vazhdimësi përpiqet ta mbulojë këtë mungesë me propagandë, duke sulmuar figurat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si “hajna” e “kriminelë” dhe, me ligësinë më të madhe, duke tentuar që familjet më të mëdha atdhetare t’i bëjë pjesë të diskursit të fushatës”, ka thënë ai.

Rama ka kritikuar edhe qeverisjen gjashtëvjeçare të Kurtit, duke thënë se vendi është zhytur në varfëri dhe stagnim.

“Për gjashtë vjet në pushtet, e ka zhytur vendin në varfëri dhe stagnim. Pa ASNJË projekt madhor, pa zhvillim kapital dhe pa ASNJË rezultat konkret. ASNJË. ZERO”, ka deklaruar Rama.

Ai ka shtuar se në mungesë të rezultateve konkrete, Kurti po vazhdon të mbështetet në propagandë politike.

“Në mungesë të rezultateve, ai vazhdon të mbështetet në propagandë”, ka shkruar ai.

Në fund, Rama ka thënë se qytetarët kanë nevojë për zhvillim dhe mirëqenie, e jo për “filma propagandistikë”.

“Kryeministër, qytetarët nuk kanë nevojë për filma propagandistikë të kohës së komunizmit. U ke borxh program, zhvillim dhe mirëqenie!”, ka përfunduar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daut Haradinaj është pritur në Malishevë, ku ka vlerësuar lart…