Rama arrin në Prishtinë, e quan njollë turpi aktakuzën e Speciales ndaj Thaçit

29 qershor 2020 | 13:25

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në Prishtinë për vizitë dy ditore.

Në një postim në “Twitter”, Rama ka thënë se ka ardhur në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas njoftimit të Gjykatës Speciales për propozimaktakuzën ndaj presidenti Hashim Thaçi dhe lideri të PDK-së, Kadri Veseli.

Ai ka shkruar se kjo akuzë do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë. “Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë,e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre!”, ka shkruar Rama.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, ka…