Rama: Çfarë kërkon Ilir Meta akoma nga shqiptarët?

31 tetor 2020 | 11:09

Gjatë fjalimit nga Kukësi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ndal në krahasimin e qeverisë së tij përkundrejt asaj të demokratëve, duke mos kursyer edhe përmendjen e presidentin Ilir Meta, kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

“Ata të cilët sot duan të kthehen e kanë pasur dy herë mundësinë, e kanë pasur herën e parë kur Shqipëria përfundoi në humnerë dhe shqiptarët mbetën në mëshirën e fatit sepse u lanë në mëshirën e Sudes dhe herën e dytë kur e çuan në buzë të humnerës. Kur erdhëm në pushtet sfida ishte të mos ulnim rrogat sepse qeveria ishte zhytur në borxhe, këta që flasin për njerëzit në nevojë, se si ne duhet ti asitojmë të sëmurët, 40 milionë euro borxh ua kishin njerëzve me aftësi të kufizuara, i kishin hequr nga lista, për të mos folur për borxhet e kompanive, ato që i kishin furnizuar spitalet me ilaçe, i kishin katandisur spitalet…. shkonin me batanije me vete. Për të mos folur për njerëzit në fshat, për ujin e  pishëm, turpin ta mbajë ata që e kanë. Gropat e hapura në 30 vite dhe larja e mëkateve të 30 viteve, në 7 vite kemi bërë shumë herë më shumë seç kanë bërë ata në të gjitha vitet e marra së bashku, pa llogaritur pjesën tjetër që kemi bërë edhe ne gabime, kemi të meta nuk diskutohet, dimë të kërkojmë edhe ndjesë”.

“Ne nuk jemi të përsosur, por ama dëme njerëzve, dëme vendit siç i kanë bërë ata nuk i kemi bërë kurrë, dhe se kam këtu vetëm për të vrarët me plumb se dilnin në protest, të vrarët me shpërthime sepse jetonin rreth e rrotull një fabrike fantazmë, këto janë më ekstremet, e kam për dëmet e shkaktuara në çdo sektor, te të rinjtë, fëmijët, që sot janë të rinj që këta u qajnë hallet, që u kanë batarduisur me qindra e qindra tekste idiote, sot fëmijët tanë e këtij vendi kanë tre tekste kanë 3 alternativa, jo 45 të shkruara nga këshilltarët injorantë të Saliut. I kanë librat falas nuk i kanë me pagesë, prindërit nuk paguajnë injorancën e  autorëve kopjacë të llojlloj librash”, ka thënë Rama.

Më tej shtoi:

“Çfarë do Ilir Meta, a mund të ma thotë kush? Çfarë kërkon Ilir Meta akoma nga shqiptarët? Që s’rri dot një ditë rehat, s’rri dot pa nxitur sherr. Fut në sherr dy që të dalësh  ti i treti që bën paqe. E bënë shqiptarët kryeministër, e bënë kryeparlamentar, e bënë dhe president. Çfarë borxhi i kanë më shqiptarët partisë së tij?”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se me sjelljet…