Rama: Dalja për të bërë pazar në Shqipëri, do të bëhet me leje dhe autorizim

27 mars 2020 | 16:12

Dalja për të bërë pazar në Shqipëri, nga  e hëna  do të bëhet me leje dhe autorizim. Kështu ka thënë sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili  ka prezuantuar aplikacionin e ri, përmes të cilit do të aplikohet për leje.

Aplikimi do të behet nëpërmjet portalit e-albania, ndërsa Rama theksoi se pensionistëve nuk do t’i pranohet aplikimi për leje.

“Kjo është leje dalje për pazar, leje dalja për në punë ka autorizim të veçantë. Është një leje automatike, sapo ti aplikon leja të shfaqet në telefon. E njëjta gjë vlen edhe për telefonat që nuk janë smart, por në këtë rast kohëzgjatja është më e madhe” ka deklaruar Rama.

Rama ka thënë se pensionistëve nuk do t’i jepet leje për të dalë. “Pensionistëve nuk do të jepet leje. Ata nuk mund të aplikojnë në këtë sistem. Ata duhet të qëndrojnë në shtëpi. Për ata që nuk i kanë fëmijët afër, do të kujdesemi ne për ilaçe dhe pazare. Nuk do të dalin më pensionistët në rrugë, pasi do të penalizohen”, ka thënë Rama, duke shtuar se vetëm një anëtar i familjes do të dalë në pazar dhe nga e hëna të gjithë tregjet do të jenë në distanca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, në një konferencë…