Rama dhe Kurti takohen me përfaqësuesit e bizneseve: Do ta lehtësojmë procesin në dogana

26 nëntor 2021 | 16:11

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti, kanë zhvilluar të premten një takim të përbashkët me përfaqësuesit e bizneseve.

Rama ka deklaruar se është punuar intensivisht nga të dyja administratat për të kontrolluar zbatimin e marrëveshjeve të bëra në këto vite.

“Aktet e përbashkëta me administratat tona doganore reduktojnë koston për bizneset e Kosovës, që tranzitojnë përmes Shqipërisë. Besoj që marrëveshja për lehtësimin e tregtisë mes palëve do të bëjë lehtësimin e të gjithë procesit në doganë për hyrje-daljen e mallrave. Mallrat, fruta-perime do të kenë lehtësim drastik”, ka thënë Rama.

Ndërsa kryeministri Kurti, ka thënë se është me rëndësi që të hiqen të gjitha barrierat dhe të ketë një mbështetje më të lartë në fushën e inovacionit.

“Tani është koha që dy shtetet të bëjnë më shumë, të kemi zotime për heqjen e të gjitha barrierave tarifore. Është thelbësore të mundësojmë lëvizjen e lirë të punëtorëve. Ne jemi zotuar që të gjitha barrierat do të hiqen për punëtorët që vijnë nga Shqipëria”, është shprehur Kurti.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës dhe Sindikata e Pavarur…