Rama dhe Meta bëjnë homazhe për Ditën e Dëshmorëve

05 maj 2019 | 11:53

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë bërë sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e “5 Majit”, ditës së Dëshmorëve, ka dhënë një mesazh, duke thënë se klasa politike duhet të bashkëpunojë për të ardhmen e vendit.

“Është ditë reflektimi për të vendosur në radhë të parë interesat e vendit përmes dialogut dhe bashkëpunimit në mënyrë që ëndrrat e tyre të realizohen plotësisht dhe të kujtohen siç duhen të gjithë ata që kanë kryer sakrifica sublime për të ardhmen e Shqipërisë”, ka thënë Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata Humanitare ‘Bereqeti’ e cila operon në kuadër të Kryesisë…