Rama, djali i luftës në futboll

31 tetor 2019 | 10:05

Valdet Rama është rikthyer në Gjermani dhe e ka rinisur aventurën e re në mënyrën e duhur pas atij largimi nga Kukësi, duke përshëndetur rrjetën dhe duke bërë detyrën që di më mirë, të shënojë gola në portën kundërshtare.

Ndërkohë në Gjermani i janë kthyer pak të kaluarës së Valdet Ramës. Pikërisht njeriut që u largua nga Kosova bashkë me familjen, për shkak të luftës, duke shkuar në Gjermani. Sulmuesi që luan me Meppen do të përballet këtë javë ndaj BSV Rehdenit, atje ku do të takohet me trajnerin Heiner Backhaus.

Një person shumë i veçantë në jetën e Ramës, pasi do të ishte Backhaus që do t’i jepte ndihmën e parë në futboll. “I jepte shumë gojës. Gjithashtu, më sfidoi të luaja më të, duke më thënë: ‘Ti je futbollist profesionist? Luaj me mua. U lodha shumë me të, ishte edhe shkurtabiq. Tani ne jemi shumë miq dhe Rama më uron i pari datëlindjen’”, ka thënë trajneri Backhaus.

Ndërkohë cilësitë e “shkurtabiqit” nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga një mik i teknikut gjerman. “Çfarë po bëhet me këtë djalin, qenka super lojtar?” Tashmë Rama do të përballet me të kaluarën e vet, për t’iu kujtuar gjithçka që nga koha kur e nisi karrierën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Jakup Krasniqi Angazhimi i BE-së dhe i SHBA-së për…