
Rama: Do ta mundja edhe Albin Kurtin për të parin e Prishtinës
21 maj 2025
| 08:22
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka bërë një kërkesë ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e ftuar që të kandidojë vetë për kryetar të kryeqytetit në zgjedhjet e ardhshme.
Rama u shpreh i bindur se do ta mposhtte në një përballje direkte Kurtin.
”Unë i kisha sygjeru Albin Kurtit që të kandidoj se e di që e don shumë pozitën e kryetarit të Kryeqytetit kështu që mos me shti dikë aty vec me humb me djeg po vetë me kandidu mas mirti, unë mendoj që Albin Kurtit nuk i intereson zhvillimi i kryetqytetit, zhvillimi ekonomik apo urban i një zone, i intereson historia i intereson filozofia kshtu që nuk kam asnjë dyshim se e mundi në Kryeqytet”, tha Rama në RTV 21.