Rama do të takohet nesër me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s

16 shtator 2025 | 16:46

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të takohet ditën e nesërme, më 17 shtator 2025, në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Takimi mes dy liderëve do të mbahet në selinë e NATO-s dhe pritet të fillojë herët në mëngjes, në orën 09:00, sipas axhendës të botuar në faqen zyrtare të Aleancës.

Gjatë këtij takimi, që do të zhvillohet në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, Kryeministri Rama dhe Sekretari Rutte do të mbajnë një fjalim të përbashkët.

Sdfdsfdsf

Ky takim është pjesë e vizitës zyrtare të Ramës në Bruksel, ku ai ndodhet në kuadër të Konferencës së 6-të Ndërqeveritare për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Për më tepër, ditën e sotme, Bashkimi Evropian hapi negociatat për 4 kapituj të tjerë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, duke thelluar angazhimin e vendit në rrugën e integrimit evropian.

 

Lajme të sponsorizuara

16 shtator16:32

Pse Demaçi kundër e Thaçi ‘pro’ Rambujesë?, Rubin: Vetëm Thaçi e kishte premtimin e ShBA-së për bombardim Në një kros-ekzaminim të James Rubin nga gjyqtarët e Gjykatës Speciale se ku qëndronte statusi hierarkik i Adem Demaçit si përfaqësues politik i UÇK-së dhe a ishte mbi ose nën Hashim Thaçin, dhe pse fjala e këtij të fundit mbizotëroi e jo e atij të parit, ka thënë se Thaçi kishte diçka që s’kishte askush tjetër në dorë: “Fjalën dhe premtimin amerikan, të ushtrisë amerikane, të NATO-s e të botës se do të kishte ndërhyrje ushtarake nëse Serbia nuk nënshkruan”. Gjyqtari: Kundërshtia e Demaçit ndaj marrëveshjes së Rambujesë njihej? Rubin: Dihej kur Albright foli me të, për mua dhe të tjerët. Gjyqtari: A jeni në dijeni që Demaçi kundërshtonte Rambujenë? Rubin: Po e kisha këtë përshtypje. Gjyqtari: Thaçi shkoi në Slloveni për ta bindur për ta ndërruar mendjen? Rubin: Po. Gjyqtari: Dhe Thaçi dështoi ti’a ndërrojë mendjen? Rubin: Po. Gjyqtari: Pavarësisht kësaj zoti Thaçi e nënshkroi në emër të UÇK-së. Pra a pajtoheni se sa për UÇK-në që pikëpamjet e Thaçit mbizotëruan ndaj Demaçit? Rubin: Përveç që po, duhet shtuar diçka, Thaçi kishte diçka që Demaçi nuk e kishte, e kishte premtimin e ShBA-së dhe ushtrisë dhe NATO-s dhe perëndimit e botës, në duart e tij, që une nënshkruaj dhe Serbia jo atëherë ShBA do të nis kampanjë ajrore. Askush nuk e kishte këtë premtim në dorë të tij. Por atij ia bëmë këtë premtim atij personalisht Thaçit. E ta kishte atë premtim në atë situatë amorfe, e bëri Thaçin pikëpamjen e tij shumë të fuqishme, pavarësisht statusit të tij në hierarki. Askush se kishte atë fuqi.

Të fundit
James Rubin, ish-top zyrtari amerikan dhe krahu i djathte i…