Rama: Dogana Morinë–Vërmicë, shembulli më i mirë i bashkëpunimit Shqipëri–Kosovë

04 korrik 2025 | 11:10

Dogana Morinë–Vërmicë po tregon se si bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës mund të japë rezultate konkrete për qytetarët dhe bizneset.

Kryeministri Edi Rama thekson se kjo pikë doganore është një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, duke sjellë lehtësira të ndjeshme për qarkullimin e udhëtarëve dhe reduktimin e kohës së zhdoganimit për bizneset.

“Ministri i Financave, Petrit Malaj dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati gjatë një vizite të përbashkët në këtë pikë doganore konfirmuan angazhimin e përbashkët dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për të garantuar funksionimin e plotë në 24 orë në 7 ditë të javës, si dhe për të eliminuar çdo vonesë”, shkruan Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një ceremoni solemne të organizuar të premten, diplomoi gjenerata…