Rama është i afërt me Serbinë, Albini është i padijshëm

23 qershor 2023 | 08:17

Edita Tahiri e ka komentuar propozimin e Edi Ramës për draft-asosacionin si të anshëm pasi, sipas saj, ai mbështet Serbinë.

Tahiri në Top Channel u shpreh se Rama ia ka humbur kredibilitetin Shqipërisë në Kosovë me gjithë afrimitetin që ka krijuar me Vuçiqin.

“Shqipëria vuajti nga regjimi totalitar, ne vuajtëm nga armiku serb. UÇK-ja erdhi në një kohë shumë të rëndësishme e shumë strategjike, kur mënyra paqësore nuk kishte më produkt.

Në ’97-n ishte ende kohë e rëndë. Ne 99 ngritëm çështjen e Kosovës në nivelin më të lartë në konferencën e Rambujesë. Shtetet e mëdha u bashkuan, bënë negociata e morën vendim që NATO të ndërhynte pavarësisht se OKB nuk e autorizoi. Kurti në atë kohë ishte asistent te zyra e Adem Demaçit.

Duhet parë ideologjia e tij politike dhe ndërkombëtare. Këtë vit erdhi një lider i Kosovës që u ndëshkua nga amerikanët bashkë me Kosovën. Nëse nesër bëhen zgjedhjet siç tha Borrell, i takon Kurtit t’i përgatisë mirë e në mënyrë legjitime.

Në praktikën e negociatave, praktikohet që ndonjë palë e tretë dëshiron të japë shërbime të mira, por në ato raste pala e tretë duhet të jetë e paanshme, në rastin e Ramës mendoj se ka menduar në bazën e kësaj linje ta ndihmojë procesin. Në këtë situatë Rama është i anshëm, i afërt me Serbinë me Vuçiqin. Në Kosovë Rama nuk ka kredibilitet. Ka hyrë në lojën e ndarjes së veriut. Është me Vuçiçin. U bë pjesë e Ballkanit të Hapur.
Pra, Rama në Kosovë ia ka humbur Shqipërisë kredibilitetin, ka bërë dështime historike. Unë thashë Albini është i padijshëm, nuk ka zotësi e njohuri, nuk thashë nuk është konstruktiv.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë orëve të vona…