Rama falënderon Klintonët e Hilarit e Kosovës që morën pjesë në ceremoninë e të hënës

04 korrik 2023 | 21:14

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar të rinjët kosovarë me emrat Klinton, Hilari e Billklinton, që morën pjesë të hënë në ceremoninë ku ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, u dekorua me çmimin “Ylli i Mirënjohjes”.

“Dhe në fund njësoj si me ëmbëlsirat, një falënderim të veçantë për Klintonët, Hilarit dhe vetë Billklintonin, që erdhën dje nga Kosova për t’i dhënë ngjarjes së rrallë përmasën e një zemre të madhe”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ish-presidenti i SHBA-së, Clinton, të hënën bëri vizitën e tij të parë në Shqipëri. Ai gjatë fjalimit pati kritika për tensionet në veri të Kosovës. Tha se duhet të “mbarojë marrëzia”.

Para fjalimit, në ceremoni e përshëndetën afro 16 të rinjë kosovarë, të cilëve u janë dhënë emrat Clinton, Hilari apo Billklinton, në nder të ish-presidentit amerikan.

Clinton ishte president i SHBA-së gjatë intervenimit të NATO-s në ish-Jugosllavi në vitin 1999, duke i dhënë fund gjenocidit në Kosovë.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka falënderuar Clintonin për përkrahjen për shqiptarët.

“Vendlindja e presidentit Cllinton quhet Hope, ‘Shpresë’ mbase nuk është krejt rastësi që ‘Shpresën’ shtëpinë e tij iu dha shqiponjave të përzëna nga shtëpia e tyre nga Kosova”, tha Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet ukrainase njoftuan se kundërofensiva e tyre ndaj trupave ruse…