Rama falënderon Liburn Aliun për bashkëpunimin e shkëlqyer

27 gusht 2025 | 14:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas dorëheqjes së Liburn Aliut nga posti i ministrit në detyrë të Infrastrukturës.

Ai ka falënderuar Liburn Aliun për bashkëpunimin e shkëlqyer.

“Dua t’i shpreh mirënjohjen time më të thellë Liburn Aliut, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe korrektësinë që tregoi gjatë gjithë kohës sa ishte Ministër i Infrastrukturës në raport me mua si kryetar i Kryeqytetit. Largimi i tij nuk është vetëm një humbje për institucionet, por për të gjithë ne që besojmë tek puna dhe idealet e larta të shërbimit publik. I uroj suksese në çdo hap të ri dhe e falënderoj nga zemra për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e Kryeqytetit dhe në forcimin e unitetit tonë qytetar dhe kombëtar”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa Inter Miami po përgatitet për Clásico del Sol të…