
Rama: Fitorja e tretë më e vështira, por më e bukura
“Ne do të bëjmë një revolucion digjital dhe që nga shtatori 2022 të gjithë fëmijët shqiptarë do të studiojnë me detyrim anglishten që nga klasa e parë”, ka thënë kryeministri Edi Rama, duke i treguar “La Repubblica”-s se si do të ndryshojë Shqipëria, kur ai sapo i ka rimarrë çelësat e qeverisë në dorë, shkruan Paolo Brera për gazetën e njohur italiane.
Në mandatin e tretë radhazi, Partia e tij Socialiste fitoi 74 nga 140 vende.
“Italia është partneri ynë kryesor, por unë do të doja të shihja më shumë investime në sasi dhe mbi të gjitha në cilësi”, është shprehur Rama.
Në mandatin e tretë radhazi, Partia e tij Socialiste fitoi 74 nga 140 vende.
“Italia është partneri ynë kryesor, por unë do të doja të shihja më shumë investime në sasi dhe mbi të gjitha në cilësi”, ka deklaruar Rama.
“Hera e tretë ishte më e vështira, por është edhe më e bukura. Ne kemi fituar një shumicë absolute, kështu që nuk kemi nevojë për mbështetje. Ndoshta mund të kishim një diferencë më të madhe, por këtë herë Shqipëria votoi me një sistem të ri zgjedhor, me lista dhe preferenca gjysmë të hapura dhe kishte shumë vota të pavlefshme. Shumë njerëz nuk kuptuan se si të votonin, ata na zgjodhën ne si parti, por u dhanë përparësi kandidatëve të tjerë dhe vota iu quajt e pavlefshme”, ka thënë Rama.