Rama: Forcat xheniere nuk largohen pa hequr mbeturinën e fundit në Theth

15 korrik 2025 | 08:20

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar teksa në Theth po zhvillohet aksioni për shembjen e godinës së fundit.

Kryeministri thotë se forcat xheniere nuk largohen nga Thethi pa hequr edhe “mbeturinën e fundit” siç e quan ai.

“Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje – nga ato me mure tek ato me kontruksion metalik e me dru – në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të pejsazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot. Forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit, ndërkohë që mbetet edhe një godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT dhe rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai tutje shtoi se “Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës, Drita, zhvillon sonte ndeshjen e kthimit të…