Rama, gazetarëve të BE-së për protestën e Zvërecit: Dua që çdo projekt të bazohet në fakte
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se projekti për Zvëreci duhet të bazohet në fakte.
Në një konferencë me gazetarë nga Bashkimit Evropian, ka vlerësuar çdo projekti duhet të bëhet mbi bazën e fakteve dhe rezultateve konkrete, jo mbi emrat apo lidhjet politike të investitorëve.
Ai ka bërë me dije se një pjesë e vëmendjes që protesta ka marrë jashtë kufijve të Shqipërisë lidhet me emrin e Donald Trump.
“Arsyeja pse bota është kaq e entuziazmuar për këtë është për shkak të Trumpit, sepse nuk besoj se flamingot në Shqipëri do të kishin bërë një trazim kaq të madh. Por kjo nuk ka të bëjë me Trumpin. Kur Jared Kushner dhe Ivanka erdhën këtu, nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë ai, duke dhënë detaje tjera.
“Për mua, ata nuk ishin familja e Trumpit, por investitorë që donin të ndërtonin në Shqipëri. Mua më thonë se jam njeriu i Sorosit, tani më thonë se jam njeriu i Kushnerit. Gjeni vetë se kush jam! Unë jam kryeministri i vendit dhe dua që çdo projekt të bazohet në fakte. Përgjigjja do të jepet përmes vetë projektit: nëse projekti do të japë përgjigjen e duhur, do të vazhdojë; nëse jo, do të duhet të ndryshohet”, është shprehur Rama.



