
Rama i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, propozon Manastirliun për drejtimin e Bashkisë
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama njoftoi zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës.
“Sot kemi një kryetar bashkie i zgjedhur tre herë, i dënuar jo për detyrën si kryetar. I janë nxjerrë edhe biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Diktatorial, jo e jo. Është shkelja më e hapur dhe më flagrante në shpërdorim të detyrës, nga ana e tyre që duhet të mbajë nën kontroll hetimet. Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta, përditë e përnatë. Nuk i heq asnjë meritë kryetares në detyrë për sa ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj për përkushtimin. Por sot ne duhet të marrim një vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë në Tiranë. Mendoj se Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur për drejtimin e Bashkisë Tiranë”, ka thënë Rama.