Rama ia dorëzon detyrën e komandantit të FSK-së nipit të komandantit legjendar Adem Jashari

30 nëntor 2021 | 12:09

Në Ministrinë e Mbrojtjes sot është bërë pranim dorëzimi i detyrës së komandantit të FSK-së nga gjeneral Rrahman Rama dhe gjeneral Bashkim Jashari.

Pas ceremonisë në Presidencën e Kosovës, sot në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Armend Mehaj, priti në zyrën e tij gjeneral Rrahman Ramën, pas dorëheqjes së tij nga detyra e komandantit të FSK-së, dhe gjeneralmajor, Bashkim Jasharin, në cilësi të komandantit të ri të FSK-së, të sapo emëruar nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Me këtë rast, ministri Mehaj falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për kontributin e madh të gjeneral Ramës, të dhënë gjatë UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, në pozitat e tij udhëheqëse.

Më pas, ai uroi gjeneral Jasharin për detyrën e re, duke shprehur edhe nderin dhe privilegjin e madh të tij të bashkëpunojë me njërin nga bashkëluftëtarët dhe nipin e komandantëve legjendarë Adem dhe Hamzë Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i ri i komunës së Skenderaj, Fadil Nura, sot…