
Rama inspekton lokalet në Vlorë: Futni brenda këto tavolinat
07 korrik 2025
| 12:41
Pas ultimatumeve të njëpasnjëshme për lirimin e hapësirave publike, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama inspektoi vetë nga afër disa bare e restorante në Vlorë.
Rama ka ndaluar në një restorant dhe u drejtuar një personi se duhet të heqë tavolinat dhe vazot jashtë, që të lirojë trotuarin për këmbësorët.
“Mirë është që t’i heqësh vetë”, dëgjohej të ketë thënë Rama.
‘Fushata’ e kryeministrit shqiptar për lirimin e hapësirave publike ka nisur prej ditësh, raporton Top Channel.