Rama ironizon Bashën: Ke ngelur midis gropës së Saliut

22 tetor 2020 | 21:27

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha sa i përket çështjes impianteve të mbetjeve.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, Rama ka shkruar se kryedemokratit i ka mbetur ora të gropa e Hajdin Saliut.

Po ashtu kreyministri shkruan se Basha ka ngelur në mes të gropës së tij dhe grepit të Likës për tiganin e Monës.

“Lul, të ka mbet ora tek Gropa e Hajdin Saliut, po habitem si s’e kupton që sa më shumë sulmon impiantet moderne të mbetjeve, aq më shumë tregon se nuk ndahesh dot nga malet me plehra të Sali Hajdinit! Ta qaj hallin, je mes gropës së tij dhe grepit të Likes për tiganin e Monës!”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka treguar se si është…