Rama jep alarmin: Pas mesnatës, çdo e dyta veturë në kryeqytet është e armatosur

09 gusht 2023 | 16:52

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë takimit me Avokatin e Popullit Naim Qelaj, ka folur për incidentet e fundit në kryeqytet.

Rama ka deklaruar se pasmesnatës çdo e dyta ose e treta veturë që lëviz në Prishtinë, posedon ndonjë lloj arme.

Këto informata ai ka thënë se i ka marrë nga drejtori i policisë, më të cilin kërkuar koordinim.

“Kam informata, të cilat i mora prej drejtorit të Policisë, ku pas orës 12 të natës, çdo e dyta ose e treta veturë që sillet në Prishtinë është e armatosur, domethënë ka ose armë zjarri ose thikë. Është alarmante, pse këta njerëz mbajnë armë, për çka, çka donë me bo ata, me çka po merren”, është shprehur i Prishtinës.

Më tutje, ai ka përmendur edhe rastin e një personi, i cili ka thënë se ka dhjetëra padi dhe prapë lëviz lirshëm me armë.

“Kemi raste sikur kjo që ka ndodhë, ku një person që ka përmbi 50 padi, sillet i lirë edhe me armë, dhe ka qasje të lirë kudo që do, përkundër faktit që ai para 4 muajsh kishte bërë një problem tjetër po të njëjtin vend”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Javën e kaluar, një deputete e Kuvendit të Kosovës ngriti…