Rama jep detaje: Prishtina ka përcaktuar lokacionin zyrtar për deponimin e mbeturinave inerte
15 mars 2026
| 14:42
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kryeqyteti ka përcaktuar lokacionin zyrtar për deponimin e mbeturinave inerte, (ndërtimore) dhe mbeturinave vëllimore (mobilje, inventar shtëpiak, etj.).
Ky lokacion është në dispozicion për qytetarët dhe bizneset që kanë nevojë të largojnë mbeturina të kësaj natyre, ka thënë ai.
“Për dërgimin e mbeturinave në këtë pikë: Qytetarët duhet të kontraktojnë ndërmarrjen publike KRM ‘Pastrimi’ ose ndërmarrjen Gjelbër +383 800 40004”, ka shkruar Rama në “Facebook”.



