Rama kërkon hapjen e degës së ‘Air Albania’ në Prishtinë

16 shtator 2018 | 17:26

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka kërkuar kompanisë “Air Albania” të marrë në konsideratë hapjen e një dege në Prishtinë.

Lajmi është bërë me dije nga vet Rama nëpërmjet televizionit social të tij, “ERTV News”.

“Air Albania” ka lindur pas një përgatitjeje të gjatë dhe falë partneritetit me “Turkish Airlines”, në akademinë e së cilës janë shkolluar 38 stjuardesat, stjuartët dhe e gjithë pjesa tjetër shqiptare e personelit.
Avioni i parë i kësaj kompanie është ulur të premten në mbrëmje në Tiranë, me emblemën e stilizuar të shqiponjës në trupin e ‘Airbus 319”.

Të parët që kanë ngjitur shkallët e ‘Lasgushit’ kanë qenë studentët e ekselencës, për një fluturim inaugurues Tiranë-Stamboll, si një urim simbolik për vitin e ri shkollor.

Pas muajit të testeve “Air Albania” do të fluturojë edhe në Romë, Londër, Milano e Bolonja, për t’u shtrirë hap pas hapi në drejtime të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Burim Ramadani,…