Rama: Koha të ndajmë biznesin e ligjshëm nga ai kriminal

30 janar 2020 | 11:17

Në Tiranë po zhvillohet Forumi i dytë ekonomik ku fjalën hyrëse e pati kryeministri shqiptar Edi Rama.

Sipas Ramës, ky forum është një platformë dialogu që vazhdon mes të gjithë aktorëve e faktorëve të zhvillimit ekonomik, për të ecur më shpejt në funksion të fuqizimit të ekonomisë kombëtare dhe familjare, përmes bashkëpunimit të shëndetshëm mes sektorit publik e atij privat.

“Faleminderit shumë për ftesën këtu. 100 vjet më parë në datën 30 janar të 1920 kishim kongresin e Lushnjës që është një ngjarje shumë e rëndësishme në ndërtimin e shtetit tonë, një shteti që i ka gjithmonë sytë nga perëndimi për sa i përket zhvillimit të vet.
Falënderoj të gjithë ata që janë bashkuar në këtë forum. Me BE si një pikë të fuqishme reference për ne. Shpresoj që ky vit të jetë i mirë si për ne ashtu dhe për BE, edhe për rajonin dhe për marrëdhëniet me tona të gjithë fqinjët, dhe besoj se kjo mu d të shërbejë si themel për zhvillimin e ekonomisë si dhe për qytetarët tanë. Ky forum sot është modeluar si forumi i Delfit por ideja ime është që të përforcojmë këtë bashkëpunim me atë të Delfit dhe të përfitojmë dije dhe përvojë më shumë, dhe mbase të organizojmë hapa vijues”, ka thënë Rama.

Duke folur për arritjet në shifra, Rama është përqendruar më së shumti te ulja e papunësisë dhe investimet e huaj në vend.

“Dhe meqë e di se kur vjen puna te ekonomia se njerëzit nuk i hanë e pinë shifrat, dhe duan të dinë pikën ku do jetë nesër, unë kam shumë shifra këtu, por po i përmbledh. Kemi normën më të ulët që prej 25 vitesh, sipas bankës botërore dhe e di që menjëherë që ata që po na ndjekin, do thonë se kjo ka ndodhur sepse njerëzit kanë ikur, por jo nuk vjen nga kjo gjë. Një shifër tjetër, investimet e huaja, kemi progres te investimeve”.

“Më lejoni të flas për sfidat, duhet të përmirësojmë klimën e biznesit, sjelljen e administratës, kemi nevojë për të përmirësuar sidomos atë pjesë që lidhet me biznesin. Gjatë këtij viti do kemi rezultate të qenësishme në këtë drejtim”, është shprehur Rama.

Më tutje, kryeministri Rama ka thënë se ka një plan për këtë. “Plani është që brenda 2020 të kemi 95 për qind të shërbimeve të dixhitalizuara, online që kështu ata që merren me biznes të mos shkojnë nëpër vende të aplikojnë për ata çfarë u duhen, pra gjithçka të transferohet në internet, kjo gjë do ndryshojë natyrën e komunikimit. Përmes një vendimi të qeverisë vendosëm se të gjitha aplikimet duhet të marrin përgjigje brenda afateve ligjore, dhe për çdo shkelje do ketë gjobë për ata që e shkelin, ata do paguajnë nga xhepi për vonesat që u shkaktohen qytetarëve”, është shprehur Rama.

Programi i fiskalizimit ishte një tjetër pikë, për të cilën ka folur Rama: “Hapi i dytë, në marrëdhënien me bizneset, programi i fiskalizimit që do sjellë rezultate brenda këtij viti, pra që të gjithë transaksionet të jenë transparente. Sot jemi larg kësaj, sepse ne s’kemi transparencë të transaksioneve nga biznesi në biznes, që do të thotë se ka shumë hije në këtë gjë. Me programin e fiskalizmit do shohim çdo veprimtari në internet dhe do monitorohet, kjo do parandalojë edhe një masë të madhe keqbërje nga vetë administratë. Hapi i dytë është sistemi i gjurmimit e kërkimit, nga produktet e akcizës e produktet ushqimore, ujin e pijshëm e barnat. Çdo pikë karburanti që del nga rrjeti i shpërndarjes do gjurmohet. Këto janë lajme të mira dhe jam i lumtur se pas kaq shumë vitesh punë, jemi gati të marrim frytet e asaj që kemi krijuar. Gjithcka do ndryshojë situatën për korrupsionin, ryshfetet”, ka theksuar Rama

Megjithatë, në fund të fjalës së tij, Rama ka folur edhe për krimin e organizuar si një nga problemet më të mëdha.

“E dimë që një nga faktorët më problematikë është krimi organizuar dhe zhvatja, do të bisedojmë për një marrëveshje kundër krimit, duke i kërkuar çdo personi të dënuar deri tani të provojë që asetet që ka vijnë nga biznese legjitime, ndryshe të gjitha do të merren. Pra është një mesazh si biznesin e ligjshëm edhe të paligjshëm. Biznesit të paligjshëm do i themi që ky nuk është vendi i tyre dhe duhet të kalojnë shume vështirësi, ka ardhur koha t’i shkojmë pas atyre seriozisht e të bëjmë të mundur që të gjithë këto gjera negative që kanë bërë me krimin e organizuar duke hyrë në administratë e politikë, kjo kohë ka marrë fund. E pesta, është bashkëpunimi rajonal. Do të doja të zhvilloja një diskutim të mëtejshëm, për të fokusuar forumin ekonomik të Tiranës në përmirësimin e ekonomisë tonë të rajonit. Ne jemi tregje të vegjël nëse nuk jemi të ndërlidhur”, ka thënë Rama./Top Channel/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci,…