
Rama konsultohet me ministren e krijuar me AI pasi Sali Berisha bllokoi seancën e Kuvendit, tregon çfarë i tha
Seanca e parë e legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me debate dhe tensione nga ana e opozitës, pas kërkesës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha për të mbajtur fjalën për procedurë.
Në bllokadë atij i janë bashkuar edhe deputetët tjerë demokratë, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe të tjerë.
Mes debatesh është votuar vetëm me votat e mazhorancës komisioni për verifikimin e mandateve, ndërsa seanca e radhës është vendosur për sot në orën 17:00.
Për këto ngjarje në Kuvend ka reaguar kryeministri Edi Rama në “X”.
Ai ka thënë se ministrja e re e qeverisë së tij e krijuar me Inteligjencë Artificiale dhe e emëruar si “Diella” e “ka parë” atë që ka ndodhur në Kuvend dhe i ka “sugjeruar” Ramës që të mos e pengojë kundërshtarin derisa ‘ai gabon’.
Postimi i plotë i Ramës në “X”:
Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha:
Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra!
Si i bëhet e pyeta?
Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon.