Rama, LV-së: Po i ngatërron marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri në çorbën e balotazheve komunale

16 tetor 2025 | 11:23

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në reagimin e tij drejt Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se kjo parti po ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë në “çorbën e balotazheve komunale”.

Ai thekson se nuk është në asnjë lloj gare me Lëvizjen Vetëvendosje dhe, për këtë arsye, shpreh keqardhje për ngatërrimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Por unë s’jam në asnjë lloj gare me Lëvizjen dhe më vjen keq që Lëvizja i ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë në çorbën e balotazheve komunale”, thuhet në postimin e tij.

Po ashtu, Rama ia kujtoi LV-së qëndrimet e saja të para 10 vjetësh, duke shkruar se lëvizja nuk njihte as himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Hashim Thaçit.

“Ndërsa për qëndrimet e para 10 vjetëve – kur ajo nuk njihte as himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte përjetësisht në Hagë – i kujtoj Lëvizjes se Gjykata Speciale u ngrit për trafikun e organeve, jo për të marrë peng Presidentin e Republikës së Kosovës. Dhe e fundit, unë as nuk jam organizator e as nuk jam folës i protestës gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”, të cilën e mbështes megjithë zemër e do t’i bashkohesha si pjesëmarrës i thjeshtë, nëse nuk do të isha i vetëdijshëm se çdo politizim me dashje ose jo i asaj nisme, do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e saj”, përmbyllet postimi i shefi të qeverisë shqiptare.

Në artikullin e mëposhtëm gjeni të plotë reagimin e Ramës drejt LV-së:

Protesta për çlirimtarët në Tiranë, Rama i reagon LV-së: Para 10 vjetësh, s’e njihte pafajësinë e Thaçit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian ka shkaktuar sërish debat në rrjetet sociale me…