Rama: Mbi 11 milionë pasagjerë në vitin 2025, Aeroporti i Tiranës i pari në rajon

08 shkurt 2026 | 14:46

Kryeministri Edi Rama, ka thënë se Shqipëria përpunoi mbi 11 milionë e gjysmë pasagjerë në vitin 2025, duke shënuar një rritje prej 8.7 për qind krahasuar me vitin 2024.

Ai ka thënë se Shqipëria renditet e para në rajon, duke iu referuar statistikave nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve.

“Sipas statistikave të publikuara nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës – TIA, përpunoi 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025, duke shënuar një rritje prej 8.7 për qind krahasuar me vitin 2024 dhe duke u renditur i pari në rajon”.

“Gjatë vitit 2025 u shtuan 15 destinacione të reja dhe 7 linja ajrore partnere”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Në grafikun e publikuar nga Rama, aeroporti i Kosovës renditet i treti në Ballkanin Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Manchester United ka vendosur se nëse Michael Carrick…