
Rama: Mbi 2 mijë qen endacakë më pak në rrugë
21 tetor 2025
| 21:45
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se njëri prej problemeve më të mëdha në kryeqytet, është zgjidhur. Fjala është për qentë endacakë.
Rama tha se tash janë 2 mijë qen më pak në rrugët e Prishtinës.
“Problemi i qenve endacakë ka qenë më i madhi, por sot nuk përmendet. Kemi kriju sistem që u mundëson qytetarëve me adaptu qen endacakë, sot i kemi 2 mijë qen më pak në rrugë. Kemi punu në rregullore, dhe kemi punu në strehimoren e re, për trajtimin e qenve në mënyrën më humane. Kemi kriju siguri shtesë për qytetarët e Prishtinës, për fëmijët tanë”, tha Rama.
Ai shkruajti në rrjete sociale se sot ka kujdes, trajtim e adpotim.
“Nga rrugët — në kujdes, trajtim e adoptim. Ky është standardi i Kryeqytetit”, tha Rama.