Rama: Mbi 2 mijë qen endacakë më pak në rrugë, ky problem më nuk përmendet

21 tetor 2025 | 21:09

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se njëri prej problemeve më të mëdha në kryeqytet, është zgjidhur.

Fjala është për qentë endacakë.

Rama tha se tash janë 2 mijë qen më pak në rrugët e Prishtinës.

“Problemi i qenve endacakë ka qenë më i madhi, por sot nuk përmendet. Kemi kriju sistem që u mundëson qytetarëve me adaptu qen endacakë, sot i kemi 2 mijë qen më pak në rrugë. Kemi punu në rregullore, dhe kemi punu në strehimoren e re, për trajtimin e qenve në mënyrën më humane. Kemi kriju siguri shtesë për qytetarët e Prishtinës, për fëmijët tanë”, tha Rama.

Ai shkruajti në rrjete sociale se sot ka kujdes, trajtim e adpotim.

“Nga rrugët — në kujdes, trajtim e adoptim.

Ky është standardi i Kryeqytetit”, tha Rama.

VIDEO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hysni Gucati në një intervistë në FRONTAL të T7 ka…