Rama mohon se u kërcënua: Raportimet nuk janë të sakta

24 maj 2024 | 12:43

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mohuar të jetë kërcënuar nga ndonjë qytetarë, ani se policia e ka arrestuar një person për kanosje ndaj tij.

Rama ka thënë se raportimet për kërcënimin e tij nuk janë të sakta.

“Mediet kanë raportuar një kërcënim ndaj meje si kryetar i kryeqytetit. Dua të sqaroj se nuk ka pasur asnjë kërcenim ndaj meje dhe se raportimet e tilla nuk janë të sakta”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Mirëpo, Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se kanë arrestuar një person për kanosje ndaj kryetarit të komunës dhe kryesuesit të Kuvendit Komunal.

“Kanosje ndaj personit zyrtar – Komuna e Prishtinë, 08.05.2024 – 15:00. Më 23.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit, kishte kanosur dy zyrtarë të KK Prishtinë (kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësja e Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Anneli Andersen, e…