Rama: Në 10 vjet investuam 1.31 miliard euro në qarkun e Shkodrës

04 maj 2025 | 15:25

Lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar të dielën një takim përmbyllës të fushatës në Shkodër, ku ka bërë një pasqyrë të investimeve të qeverisë së majtë në dekadën e fundit në këtë qark.

Rama ka thënë se Bashkia Shkodër kur drejtohej nga demokratët nuk pranonte asnjë bashkëpunim me qeverinë por theksoi se në një dekadë investimi i përgjithshëm i qeverisë për qarkun e Shkodrës është 1.31 miliardë euro.

“Ndryshe nga të gjitha qarqet e tjera, në këtë qark ka një gropë në 10 vjet. Gropa është e bashkisë së Shkodrës. Deri përpara se këtu Beneti të merrte detyrën, këtu s’bëhej fjalë për projekte. Në një dekadë, Shkodra ka marrë më pak investime në këtë qark. Jo se nuk kemi dashur, por nuk kishim bashkëpunim… Gjithsesi ka një gjë që më bën shumë krenar, por që është një nga shumë mitet e ngritura artificialisht, pa asnjë bazë”.

“E keni dëgjuar: ‘Edi Rama nuk do veriun, nuk do veriorët’. Në atë pemën e komplikuar të familjes time, e kam në rrënjë. Me historinë e Shkodrës kam qenë shumë i lidhur. Gjyshja ime katolike më ka ndikuar shumë. Atë Zef Pellumbin kam pasur privilegjin ta kem mik…Këtu, 315 kilometra rrugë të brendshme në qarkun Shkodër në dekadë. Sot, 95% e territorit ka akse ose me rrugë të bardha, ose me rrugë me asfalt. Më shumë se çerek miliard euro investime për qarkun e Shkodrës: 414 projekte. Investimi i përgjithshëm i qeverisë për qarkun e Shkodrës, 1.31 miliardë euro”, ka thënë Rama. /Euronews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione në fuqi e Kosovës, Ballkani është një nga…