Rama në Bruksel: U lamë mënjanë në shpërndarjen e vaksinave kundër Covidit

01 mars 2021 | 15:28

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë  për medie se bashku me Josep Borell, zëvendëspresident i Komisionit Evropian dhe komisionarin për zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka shprehur pakënaqësinë e shtetit shqiptar për lënien mënjanë të rajonit për shpërndarjen e vaksinës anti-Covid.

Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se është i lumtur që “Covax” ka nisur t’u japë vendeve dozat e para të vaksinës.

Në këtë konferencë, Rama ka folur edhe për integrimin e vendit në BE, duke thënë se Shqipëria ka përmbushur detyrat për konferencën e parë ndërqeveritare.

“Së dyti jam i lumtur të dëgjoj atë çka kemi dëgjuar në rrethana të ndryshme, ndërkohë që theksohet nga ju që Shqipëria ka bërë gjithçka që duhet të bënte për çeljen e konferencën së parë ndërqeveritare. Ne e dimë si shkojnë gjërat, më e rëndësishme për ne është që ne e kemi bërë punën tonë dhe jemi përherë shumë të vëmendshëm të dëgjojmë Komisionin, sepse është mekanizmi më i lartë vlerësues të progresit të një vendit”, ka thënë Rama, raporton “TCh”.

Pjesë nga fjala e kryeministrit në konferencën për mediet:

Faleminderit që na ofruat një mirëpritje të ngrohtë në një kohë kaq të çuditshme. Më lini t’ju them se ne e vlerësojmë shumë përpjekjet e bëra nga komisionari për të qenë në anën tonë në këtë kohë kaq delikat, kur ne Shqipëria dhe vendet  tjera të rajonit u lamë mënjanë në shpërndarjen e vaksinave.

Ishte një moment tronditës për njerëzit tanë, pasi siç e dini ne nuk jetojmë në kufi me BE, jetojmë brenda por jemi të rrethuar në rajonin tonë nga kufijtë e BE. Njerëzit tanë të cilët e ndjenë që vaksinat nuk ishin diçka që meritonin që ta kishin në të njëjtën kohë me të tjerët. Sot ka 140 vende që nuk kanë nisur asnjë injeksion. Ka 10 vende që kanë 705 të prodhimit, është e vështirë edhe për ne por edhe shumë anëtarë te BE.

Jam i lumtur dhe dua të shpall se “Covax” po nis më në fund tu japë vendeve dozat e para dhe do të jemi të lumtur të marrim dërgesën e parë të vaksinës “Astrazeneca”.

Së dyti jam i lumtur të dëgjoj atë çka kemi dëgjuar në rrethana të ndryshme, ndërkohë që theksohet nga ju që Shqipëria ka bërë gjithçka që duhet të bënte për çeljen e konferencën së parë ndërqeveritare. Ne e dimë si shkojnë gjërat, më e rëndësishme për ne është që ne e kemi bërë punën tonë dhe jemi përherë shumë të vëmendshëm të dëgjojmë Komisionin, sepse është mekanizmi më i lartë vlerësues të progresit të një vendit.

Unë shpresoj shumë fort që plani për investimin në Ballkan, është një instrument jashtëzakonisht i dobishëm për të forcuar ekonomitë dhe bashkëpunim  tonë, për ta bërë të ardhmen tonë më të mirë dhe të sigurt, ndërkohë që ecim përpara në procesin e integrimit

Ne nuk i bëjmë këtë reforma sepse i kërkoni ju apo të tjerët, por janë ato që u detyrohemi brezave që vijnë. BE është një bekim për vendin tonë dhe të ardhmen e vendit tonë Mund të duket si mallkim në rrethanat aktuale, por është një dhimbje që duhet të merremi në emër të së ardhmes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka treguar se…