
Rama në Gjermani, takohet me kryetaren e Berlinit (video)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me kryetaren e Bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey.
Sipas një njoftimi, Rama dhe delegacioni që e shoqëron po zhvillojnë gjatë ditës së sotme një sërë takimesh të rëndësishme, si dhe vizita në mjediset e disa prej kompanive të mirënjohura në Evropë.
“Kryeministri Edi Rama u takua me kryetaren e Bashkisë së Berlinit Franziska Giffey, në zyrën e saj në Bashki, në godinën më shumë se 100-vjeçare, pjesë e Gjermanisë Lindore, ku ka qenë edhe vendndodhja e bashkisë së mëparshme të Berlinit lindor. Në nisje të takimit, kryeministri vizitoi sallën e armëve, ku u ftua të nënshkruajë Librin e Artë të qytetit të Berlinit”, është thënë në njoftim.
Vizita e Ramës në Gjermani, është e para pas zgjedhjes së kancelarit të ri gjerman. Olaf Scholz.