Rama: Nesër dita e madhe për Shqipërinë

16 shkurt 2020 | 21:00

Kryeministri Edi Rama ka folur para takimit me Presidentit e Këshillit Evropian, duke thënë se pret diskutime të frytshme për metodologjinë e re të zgjerimit të BE.

Bruksel – Prononcim për median, përpara tryezës së përbashkët “BE dhe Krerët e Vendeve të Ballkanit Perëndimor”

Publiée par Edi Rama sur Dimanche 16 février 2020

Më tej në fjalën e tij Rama shprehet se nesër është një ditë e madhe për Shqipërinë pasi do zhvillohet konferenca e donatorëve.

“Të gjithë u ulën paksa me vështirësi sot në Bruksel, kështu që është një lloj sinjali se mbërritja do jetë e lehtë. Por, në të njëjtën kohë i jemi shumë mirënjohës Presidentit të Këshillit të ri Evropian dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekje për t’i dhënë shtysë procesit. Në të njëjtën kohë, jemi shumë të interesuar të shohim dhe të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj që do rezultojë një platformë mirëkuptimi brenda shteteve anëtare. Po kështu, për ne, Shqipërinë, nesër është dita e madhe, sepse kemi konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit dhe po shpresoj shumë se do të gjejmë mjaftueshëm solidaritet e mbështetje për të ecur përpara me rindërtimin”, u shpreh kreu i qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtari i UÇK’së, Shekip Fazliu, ka rrëfyer për netët kritike…