Rama nis ditën me fotoalbumin e konferencës historike mes Shqipërisë dhe BE-së

18 nëntor 2025 | 08:21

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, mëngjesin e së martës e ka nisur me fotoalbumin e ndalesës në Bruksel, deri tek konferenca historike me Bashkimin Evropian për hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Shqipëria, të hënën arriti të hapte të gjashtë grupkapitujt drejt rrugëtimit në anëtarësimin në BE.

“Mirëmëngjes dhe me fotoalbumin e ndalesës në Bruksel, nga shtëpia e re e Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, tek konferenca historike me BE për hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar ai.

Pas arritjes së këtij suksesi, Rama u përgëzua, madje mori edhe dhuratë nga komisionerja Marta Kos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sadik Krasniqi Arif Molliqi, Simfonia për darkën e qenit, Faik…