Rama niset drejt ShBA-së, merr pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes me ftesë të Trumpit

18 shkurt 2026 | 12:59

Kryeministri shqiptar, Edi Rama është nisur sot drejt Uashingtonit, në përgjigje të ftesës së presidentit amerikan, Donald Trump për pjesëmarrje në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes.

Me këtë rast, do të fillojë edhe aktiviteti i këtij bordi, ku Shqipëria do të jetë shtet themelues.

Ndryshe, pak ditë më parë, Rama është shprehur se “Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes”, raporton “TCh”.

Bordi i Paqes synon forcimin e Paqes në Lindjen e Mesme dhe, njëkohësisht të ndërmarrjes së një qasje të re të guximshme për zgjidhjen e konfliktit global.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i veteranëve UÇK-së, Hysni Gucati është duke e përcjellë…