
Rama njofton: Rruga ‘Bob Doll’ po zgjerohet në katër korsi
23 tetor 2025
| 08:41
Rruga “Bob Doll” në Prishtinë, po zgjerohet në katër korsi, e aty punimet po bëhen punime intensive.
Për të parë zhvillimin e punimeve, shkoi për vizitë edhe kryetari aktual, njëherit edhe kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.
Në një video në rrjete social, ai ka thënë se punimet po zhvillohen në të gjitha pjesët e kryeqytetit, me intensitet të lartë e sipas planeve.
“Rruga Bob Doll tash po zgjerohet në katër korsi, fillimisht deri te Raiffaisen Bank, e vazhdojmë deri në fund që veç është katër korsi. Punët në të gjitha pjesët e kryeqytetit po zhvillohen sipas planifikimit me intensitet të lartë”, ka thënë Rama.