Rama njofton se Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave: Asgjë s’na ndalë drejt BE-së në 2030

12 nëntor 2025 | 15:18

Më 17 nëntor mbahet Konferenca e përbashkët me BE për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian.

“Shqipëria e arriti të pamendueshmen, të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh – rekord absolut në procesin e integrimeve evropiane. Asgjë nuk na dal dot drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE. Askush nuk na ndal dot drejt objektivit madhor të mbylljes së negociatave brenda 2027”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Ai ka theksuar se përtej vështirësive, pengesave, dëmtimeve të pashmangshme apo baltës së pandashme, në ngjitjen e kësaj të përpjete historike, nën drejtimin e tij Shqipëria po rritet e forcohet muaj pas muaji.

“Me një ekonomi që po rritet; me pensionet që po rriten; me pagën minimale që po rritet; me pagat e tjera që po rriten; me investimet e brendshme e të huaja që po rriten; me mbështetjen për më të dobëtit e për të sëmurët me kancer që po rritet; me investimet e brendshme e të huaja që po rriten; pa rritur asnjë taksë dhe duke përmirësuar hap pas hapi punën e institucioneve të shtetit. Shqipëria punon dhe fiton përditë e më shumë respekt”, ka shkruar Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Procesi i verifikimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit…