Rama: Opozita po e përdorë Kukësin për ta djegur rrugën evropiane të Shqipërisë

03 prill 2018 | 11:36

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Rrugën e Kombit.

Rama në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se opozita shqiptare është duke e përdorur Kukësin për ta djegur rrugën evropiane të Shqipërisë.

“Kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 EU! Dështuan. Tani i vunë zjarrin ‘patriotik’ e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën evropiane të Shqipërisë! Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë!”, ka shkruar Rama.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komediani Kevin Smith ka pësuar një sulm në zemër një…