
Rama pas incidenteve të ditëve të fundit: Policia do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare
29 qershor 2021
| 13:32
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një komunikim për mediat është shprehur se Policia e Shtetit do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare.
Ai ka thënë se do të largohen subjektet afariste të cilat nuk janë të vendosura në vijën bregdetare në përputhje me ligjin.
Ky reagim i tij ka ardhur pas incidenteve të fundit në bregdet, ku në Velipojë kanë mbetur të vrarë katër persona.
“I bëj thirrje që të largohen nga sipërfaqet që nuk i takon me ligj dhe me rregull. Policia e Shtetit do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare. Plazhet janë të qytetarëve dhe për aq sa subjektet private janë përfshirë në garantimin e sezonit turistik janë të tyre si përgjegjësi aty ku i është njohur ligjërisht”, ka thënë Rama.