Rama për fillimin e gjyqit ndaj Thaçit: A janë kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë?

01 prill 2023 | 15:45

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për një lajm të “Reuters” që flet për fillimin e gjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë.

Përmes një postimi në Twitter, Rama ka pyetur nëse duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë dhe kundër regjimeve brutale.

“A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeri në këtë foto dikur u përshëndet si ‘George Washington i Kosovës’ nga vetë Joe Biden”, ka deklaruar Rama duke kujtuar deklaratën e Biden për ish-presidentin Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja po pret me padurim që Lionel Messi të vendosë…