Rama për kapitenin që vdiq duke shpëtuar dy turistë: Dëshmor i atdheut

10 korrik 2025 | 15:49

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kapitenit Arben Anamali, drejtues i anijes turistike në Bashkinë e Shkodrës, pasi kishte tentuar t’i shpëtojë dy turistë në Liqenin e Shkodrës.

Në një postim në Facebook, Rama e quajti të ndjerin dëshmor të atdheut.

“Nderojmë me mirënjohjen më të lartë të Republikës, Kapiten Arben Anamalin, drejtuesin e anijes turistike të Bashkisë Shkodër që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës”.

“I paharruar, Kapiten Arbeni”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatori Ermal Panduri ka publikuar një tjetër incizim të bisedave…