Rama për marrëveshjen për emigrantët: Italia mund t’i kërkojë Shqipërisë çfarë të dojë

13 nëntor 2025 | 16:11

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pyetur gjatë konferencës së përbashkët me homologen italiane, nëse është “penduar për marrëveshjen për emigrantët”.

Rama ka thënë se të njëjtën gjë do e bënte sërish, por vetëm me Italinë.

“Me Italinë do e bëja 100 herë edhe pse 100 herë ju do ishit kundër. Me vendet e tjera, kurrë! Sepse ju nuk jeni Italia. Italia mund t’i kërkojë Shqipërisë çfarë i vjen në mendje dhe ne jemi të gatshëm për t’u përgjigjur”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbajtur mbledhja e përbashkët në mes të Qeverisë së…